Aktualitet

Prindërit e ndarë, e mitura shkoi të takonte nënën në Fushë-Krujë, si u infektua 15-vjeçarja nga Mat

25 Prill 2020, 11:18 Nga DOSJA
Prindërit e ndarë, e mitura shkoi të takonte nënën

TIRANË– Ditën e sotme është konfirmuar rasti i parë me koronavirus edhe në Mat, ku e infektuar ka rezultuar një 15-vjeçare nga një fshat 3 kilometra larg Burrelit.

Mësohet se e mitura kishte udhëtuar ditët e fundit në Fushë-Krujë për të takuar nënën pasi prindërit janë të divorcuar. Vajza kishte takuar të ëmën 10 ditë, ndërsa kjo e fundit ishte infektuar në një nga fasoneritë e Krujës. 

Ndërkohë bilanci në total i koronavirusit në Shqipëri është 712 të infektuar, 27 viktima dhe 403 të shëruar. Situata në spitalet COVID është e menaxhueshme ku në të dy spitalet po marrin mjekim 40 pacientë. Pavarësisht se numri i të infektuarve është rritur, shumica e tyre janë asimptomatikë.

Situata në Shqipëri me COVID-19 u pa se u përballua dhe u arrit të izolohej, por vatrat në fasoneritë e Krujës dhe Laçit kanë rikthyer edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e distancimit social.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne mat koronavirusi ne shqiperi mat koronavirusi ne mat koronavirusi ne shqiperi mat

Sondazh

Poll