Aktualitet

236 milionë lekë për të dërguar e-maile dhe defekte pajisjesh/ Tenderi i “Albcontrol”, si u zgjodh kompania që kërkoi

25 Prill 2020, 10:12 Nga DOSJA

TIRANË– Vendi po përballet me koronavirusin, dhe e gjithë energjia duhe të jetë e fokusuar në përballimin e situatës së koronavirusit, disa kompani kanë rihapur garat për tendera.

E tillë ka qenë edhe “Albcontrol”, institucion që ndodhet pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, e cila hapi garën për “mirëmbajrje dhe blerje të pajisjes së navigimit DME”.

Gara u zhvillua dhe më 22 prill u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese, e cila jo vetëm që nuk ofroi vlerë më të vogël se fondi limit por e tejkaloi.

“Albcontroll” kishte vendosur si fond limit shumën prej 200 milionë lekësh, por kompania “R&T” shpk ka kërkuar më shumë, duke vendosur akordin në 236 milionë lekë. Po cili do të jetë shërbimi i firmës për këtë shumë parash?

Nëse një pajisje jep ndonjë problem, “ALBCONTROL” mund të kërkojë mbështetje teknike dhe këshilla duke dërguar e-mail apo telefonuar kompaninë prodhuese të pajisjes. Gjithashtu nëse ndonjë pajisje jep ndonjë problem, mund të kërkohet edhe zëvendësimi i saj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albcontrol tenderi i albcontrol albcontrol tenderi i albcontrol

Sondazh

Poll