Aktualitet

Rastet e reja me COVID-19/ Në Berat është infektuar një 16-vjeçare, një grua 60 vjeçe në Lushnjë s’dihet ku u infektu

25 Prill 2020, 10:07 Nga DOSJA
Rastet e reja me COVID-19/ Në Berat është infektuar një

BERAT– Infektohet me koronavirus një 16-vjeçare në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se adoleshentja nga Kostreni ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj, dhe për fat të mirë deri më tani nuk ka komplikacione. Ende nuk dihen rrethanat sesi është infektuar vajza, ndërsa numri i të infektuarve në qarkun e Beratit tashmë ka shkuar në 3.

Ndërkohë që të infektuarit e tjerë për sot, janë në Lushnje ku është infektuar një grua 60 vjeçe. Në Kukës janë infektuar 6 policë, në Krujë 18 persona, 2 në Kurbin, 1 në Përmet dhe 1 në Mat dhe 6 në Tiranë. Edhe gruaja e infektuar në Lushnje ende nuk është gjetur mënyra e infektimit, pasi familjarët e saj janë të pastër.

Bilanci në total i koronavirusit në Shqipëri është 712 të infektuar, 27 viktima dhe 403 të shëruar. Situata në spitalet COVID është e menaxhueshme ku në të dy spitalet po marrin mjekim 40 pacientë. Pavarësisht se numri i të infektuarve është rritur, shumica e tyre janë asimptomatikë. Situata në Shqipëri me COVID-19 u pa se u përballua dhe u arrit të izolohej, por vatrat në fasoneritë e Krujës dhe Laçit kanë rikthyer edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e distancimit social.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll