Aktualitet

COVID-19 tek ‘313’/ 18 të burgosur shtrohen tek spitalin i burgut në QSUT, kapacitetet e limituara, ‘mister’ fati i ty

25 Prill 2020, 10:01 Nga DOSJA
COVID-19 tek ‘313’/ 18 të burgosur shtrohen tek spitalin i

TIRANË– Burgu 313 në Tiranë po përballet me koronavirusin, duke shënuar 18 të prekur deri më tani.

Por si po karantinohen dhe trajtohen të infektuarit? Mësohet se të infektuarit janë shtruar në spitalin e burgut në QSUT, i cili ka kapacitet total 31 shtretër. Vetëm ditën e sotme në burg u shënuan 4 raste të reja, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se ku do të vendosën të burgosurit në rast mbipopullimi të spitalit.

Mësohet se të burgosurit janë në kushtet të rrepta sigurie, pasi duhet përmendur që në burgun 313 të Tiranës vuajnë dënimin disa nga ‘kokat e krimit’ në Shqipëri, disa prej të cilëve vuajnë ose rrezikojnë dënimin e përjetshëm.

Bilanci në total i koronavirusit në Shqipëri është 712 të infektuar, 27 viktima dhe 403 të shëruar. Situata në spitalet COVID është e menaxhueshme ku në të dy spitalet po marrin mjekim 40 pacientë. Pavarësisht se numri i të infektuarve është rritur, shumica e tyre janë asimptomatikë. Situata në Shqipëri me COVID-19 u pa se u përballua dhe u arrit të izolohej, por vatrat në fasoneritë e Krujës dhe Laçit kanë rikthyer edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e distancimit social.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi tek 313 koronavirusi ne shqiperi koronavirusi tek 313

Sondazh

Poll