Aktualitet

Kanabis dhe fara gati për t’u mbjellë, arrestohet vlonjati, e kishte fshehur lëndën narkotike në stallë

25 Prill 2020, 09:49 Nga DOSJA
Kanabis dhe fara gati për t’u mbjellë, arrestohet vlonjati, e

VLORË– Një person është arrestuar në fshatin Ramicë të Vlorës pasi në banesë iu gjetën 16 kilogram kanabis dhe fara të bimës narkotike.

I arrestuari me iniciale, S.G., e kishte fshehur lëndën narkotike në stallën e bagëtive, ndërsa akuzohet për ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Ramica”. Goditet një rast i posedimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe fara cannabisi. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër posedimit të lëndëve narkotike, i koduar “Ramica”. Si rezultat është arrestuar në flagrancë në banesë, shtetasi S. G., banues në fshatin Ramicë, Vlorë. Gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të këtij shtetasi në fshatin Ramicë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr. cannabis sativa, si dhe disa fara të të njëjtit lloj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni "ramica” vlore operacioni "ramica” vlore

Sondazh

Poll