Aktualitet

Pamjet flagrante/ Shkulen Palmat në Lungomare për t’i hapur vendin karburantit të Kastratit

25 Prill 2020, 09:25 Nga DOSJA
Pamjet flagrante/ Shkulen Palmat në Lungomare për t’i hapur

VLORË– Koronavirusi ka mbyllur njerëzit në shtëpi, po nuk i ka ndaluar punimet. Disa javë më parë, Dosja.al raportoi ndërtimin e një karburanti në zonën e Lungomares, një nga investimet më të ‘trumpetuara’ nga qeveria Rama në qytetin e Vlorës.

Për ndërtimin e shëtitores buzë detit, u prishën shumë shtëpi dhe në vend të tyre u mbollën palma. Por mesa duket kaq ka zgjatur e gjitha pasi disa muaj pas përfundimit të punimeve, është parë e arsyeshme për të pasur edhe një karburant, edhe pse Lungomarja ka vetëm një korsi. Karburanti është në pronësi të kompanisë “Kastrati”, (lexo këtu). 

Një qytetar ka kapur pamjet sesi një vinç shkul gjatë natës, palmat në Lungomare, investimi total i të gjithës ka pasur vlerën e 12 milionë eurove.

Pasi javë harxhuar paratë për t’i mbjellë, palmat janë parë si pengesë për punimin më të ri dhe janë vendosur që të hiqen… Natën për të shmangur sytë e qytetarëve.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karburanti ne lungomare vlore karburanti ne lungomare vlore

Sondazh

Poll