Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, makina përplas 63-vjeçarin me biçikletë, autori ikën nga vendngjarja

25 Prill 2020, 08:53 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë-Durrës, makina përplas 63-vjeçarin

TIRANË– Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në aksin Tiranë-Durrës. Mësohet se 63-vjeçari me iniciale XH.S., ka qënë duke ecur me biçikletë është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:35, dhe menjëherë pas aksidentit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, nga ana tjetër Policia është vënë në kërkim të autorit.

Aksidenti ka ndodhur në një kohë kur të gjithë mjetet duhet të keni një autorizim për të qarkulluar për shkak të situatës së koronavirusit në vend.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane-durres aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll