Aktualitet

Tek sheshi ‘Skënderbej’ duke shijuar rrezet e diellit, Rama publikon pamjet e të moshuarve: Sa shumë borxhe për ta sot e

25 Prill 2020, 08:51 Nga DOSJA
Tek sheshi ‘Skënderbej’ duke shijuar rrezet e diellit, Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti i mbushur me të moshuar, të cilët kanë dalë sot për të marrë ajër kur kanë më shumë se 40 ditë në karantinë.

Pamjet janë shkëputur nga sheshi Skënderbej, ku në stola janë ulur të moshuarit, me maska duke shijuar rrezet e diellit.

Krahas videos Rama shkruan: Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve. Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë. Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre. Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë.

Kryeministri Edi Rama, njësoj si javën e shkuar, ka dhënë leje që sot të dalin vetëm të moshuarit për të marrë ajër dhe për xhiro deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa nesër i njëjti orar do të shfrytëzohet nga nënat me fëmijë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll