Aktualitet

U kthye në detyrë pasi fitoi betejën me Covid-19, shefja e Infektivit dedikim mjekut Kraja, ndaj FOTOT nga spitali: Ishte gë

25 Prill 2020, 07:41 Nga DOSJA
U kthye në detyrë pasi fitoi betejën me Covid-19, shefja e

TIRANË– Rikthimi i profesor Dhimitër Krajës në detyrë, edhe pse kaloi koronavirusin ka prekur kolegët e tij. Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka ndarë një mesazh emocionues për mjekun, duke postuar edhe foto të tijat nga brenda spitalit Infektiv. 

Në statusin e saj, Çomo shkruan se doktor Kraja ishte një gëzim dhe motivim për stafin mjekësor dhe se ishin të nderuar që ta kishin mes tyre.

“Rikthimi i Profesor Dhimiter Kraja, ishte gëzim dhe motiv për ne! Një personalitet që populli duhet ti jetë shumë mirënjohës, dhe ne të nderuar që e kemi mes nesh! Je personalitet”, shkruan Najada Çomo.

Dhimitër Kraja, u rithyer në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pasi shpërtheu epidemia e koronavirusit në vend për të ndihmuar kolegët e tij me fluksin. Por për fat të keq u infektua dhe vetë. Tani mjeku është i shëruar plotësisht dhe është rikthyer në punë për të ndihmuar me pandeminë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter kraja najada çomo dhimiter kraja najada çomo

Sondazh

Poll