Aktualitet

“Burrat nuk durohen në shtëpi, paskan qënë të tmerrshëm”/ Pensionistët dalin shëtitje, zonja ankohet për bashkësho

25 Prill 2020, 08:26 Nga DOSJA
“Burrat nuk durohen në shtëpi, paskan qënë të

TIRANË– Sot të moshuarit kanë liri për të dalë deri në orën 11:00 të paradites. Kur gjithë të tjetër janë mbyllur brenda në shtëpi, të moshuarit e kanë shfrytëzuar kohën e dhënë për të shëtitur në kryeqytet.

Gazetarja Leontina Nika raportoi për ABC News nga sheshi “Shtraus”, duke bërë edhe një intervistë me humor me një çift të moshuarish. Zonja u ankua se burrat nuk mund të durohen kur rrinë gjithë kohës në shtëpi. Ndërsa bashkëshorti i saj ka pohuar fjalën e saj dhe ka qeshur bashkë me të.

Shiko minutën e 9

PJESË NGA BISEDA:

Gazetarja Leontina Nika:  Ju shoh që keni dalë?

Zotëria: Patjetër, kemi liri sot

Gazetarja: Si do të shfrytëzoni këtë liridalje?

Zonja: Vetëm do shëtisim

Gazetarja: Si e kaloni kohën brenda?

Zonja: Ne jemi dy pensionistë, pa fëmijë pa gjë

Zotëria: Shohim televizor, lexojmë..

Zonja: Zihemi

Gazetarja: Kjo pjesa e zënkave më pëlqen! Kush është më grindaveci?

Zonja: Këta paskan qënë të tmerrshëm. Qenkan të padurueshëm, nuk rrinkam dot brenda këta. Se ne je gratë jemi mësuar.

Kryeministri Edi Rama, njësoj si javën e shkuar, ka dhënë leje që sot të dalin vetëm të moshuarit për të marrë ajër dhe për xhiro deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa nesër i njëjti orar do të shfrytëzohet nga nënat me fëmijë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll