Politike

Rama mbledh kryebashkiakët e ‘gjelbër’: 1 orë në ditë për pensionistët, lëvizje pa leje dhe e pakufizuar gjatë orar

24 Prill 2020, 17:17 Nga DOSJA
Rama mbledh kryebashkiakët e ‘gjelbër’: 1 orë në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e sotme disa nga kryebashkiakët e qyteteve të Shqipërisë, bashkë me ministren Ogerta Manastirliu. Në një mbledhje virtuale, Rama caktoi disa porosi që kishte për kryebashkiakët, që drejtojnë zonat e gjelbëra dhe kanë masa më lehtësuese se të tjerat.

Kryeministri u shpreh se fakti që nuk janë prekur deri më tani, nuk do të thotë se nëse nuk ndjekin rregullat eduhura, nuk mund të kthehen në zona të kuqe. Rama lajmëroi të gjithë që të kenë së pari një fashë për pensionistët dhe më pas të bëhet një orë pushim. Pas kësaj ore, sipas kryeministrit në zonat e gjelbra, mund të qarkullojnë të gjithë me makina ose në këmbë, brenda orarit të lejuar dhe pa pasur nevojën e nje leje.

Nuk do të thotë që jeni në zona të paprekshme dhe nuk do të thotë që nuk ktheni në zonë të kuqe nëse rregullar nuk zbatohen. Është e rëndësishme të merrni masat dhe personalisht të ndiqni nga afër të gjithë zhvillimin e kësaj hapjeje pas një periudhe jot ë vogël të mbyllur. Para se t’i jap fjalën ministres dua t’ju them që së pari do të ketë një fashë të veçantë për pensionistët. Pastaj do ketë një orë pushimi. Pastaj cilido që dëshiron mund të dalë dhe mund të lëvizë me makinë pa autorizim. Mund të lëvizin vetëm brenda për brenda. Nuk mund të hyjnë nga jashtë brenda dhe as nga jashtë nuk mund të hyjnë brenda. Do angazhohet edhe Policia, se do të penalizohen. Këto kisha porosi. Ju lutem monitoroni situatën personalisht,“- tha Rama.

Edhe ministrja Ogerta Manastirliu përsëriti pak a shuëm të njëjtat gjëra, teksa shtoi se duhet vijuar me respektimin e distancës sociale dhe protokollit të sigurisë, ndryhse mund të rrezikohej shtrëngimi i masave sërish dhe kthimi në një izolim, si pjesa tjetër e Shqipërisë.

Nëse do të pikasim ndonjë përhapje të gjerë, do ta kthejmë sërish situatën në izolim. Do të ketë hapje në zonat e gjelbra, por kjo nuk do të thotë që risku shuhet nëse nuk mund të ruhet distancimi social. Gjithashtu kërkohet izolimi i hapësirave si parqet apo këndet e lojërave që  mund të grumbullojnë njerëz. Nesër do të njiheni edhe me rregullat strikte. Në mënyrë që edhe bashkitë e tjera do të dalin nga zona e rriskut, rregullat do të vlejnë edhe për ta dhe do merret parasysh lehtësimi i tyre. Në rast zgjerimi, do kthehemi në situatën e mëparshme,”– tha Manastirliu.

Gjatë mbledhjes virtuale, pati edhe batuta mes Ramës dhe kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili përfitoi të ndizte edhe një cigare, poshte pemës nga ku bëri lidhjen.

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi. Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lirimi i masave te koronavirusit edi rama lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2020, 16:36

TIRANË– Arian Asimi, gazetari i Nova Media që njihet për shperthimet e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në rrjetet sociale, e ka quajtur Presid...

Politike 24 Prill 2020, 16:05

SHKODËR– Zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, tashmë i deleguar si prefekt në Shkodër për të përballuar situatën e koronavirusit ka marrë vend...