“I neveritshëm na mban brenda”, Rama replika me ndjekësit: Sa kamionë me pampersa bleve zotëri? Komenti perlë:
24 Prill 2020, 17:07Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët kërkojnë shpjegime në lidhje me situatën e pandemisë që është krijuar dhe masat e marra.
Në statusin e tij në Facebook, ku pati edhe një video-komunikim me qytetarët në lidhje me masat dhe izolimin e fundjavës, shumë prej qytetarëve kërkuan shpjegime.
Një prej tyre është edhe Kristina.
“Gjen lloj lloj arsye për të na mbajtur brenda, je shumë i neveritshëm,“- shkruan ajo.
“Kristina Kristina Kristina…. Emër i vënë me aq dashuri e pritshmëri nga prindërit dhe tre herë e trashë ke Zoti,”- i përgjigjet kryeministri.
‘Ore po ça bën, po ndan qeska?“- shkruan një tjetër.
“Po çfarë të bëjmë sipas teje, të shpërndajmë kamionë,”– përgjigjet Rama.
‘Mos na liro, vendos prapë orën 13:00 dhe le të mos dalim për një javë, nuk vdes njëri për bukë,”– shkruan një tjetër.
“Pse çfarë do të ndryshojë pas një jave,”– ja kthen Rama.
‘I nderuar s’më ka dalë 26 mijë lekëshi për të blerë as pampersa për fëmijët. a mund ta di si mund ta shtyni ju me rrogë minimale, s’provë do të ishte besoj,“- vijon një tjetër.
“Pse sa furgonë me pampersa bleve zotëri? O zoteri kjo është ndihmë për mbijetesë, nuk është rrogë që pa shkuar në punë, të jetosh siç jetone! Hej Zot,”– i përgjigjet kryeminsitri.
Ndërsa një tjetër i ka kërkuar Ramës që të mos i heqë vetëm gratë dhe oksigjenin.
“Amon o kryeministër, vetëm gratë dhe oksigjenin mos na e ndalo, se për të tjerat po bëjmë hall,’- shkruan ai.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari i Nova Medias, Arian Asimi, i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të bëjë diçka për popullin dhe t’i bjerë me grusht tavolinës për ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për emisionin “Novia Media”, ku edhe ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Gjatë intervi...
Politike24 Prill 2020, 16:36
TIRANË– Arian Asimi, gazetari i Nova Media që njihet për shperthimet e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në rrjetet sociale, e ka quajtur Presid...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për emisionin “Novia Media”, ku edhe ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. I pyetur nga ...
Politike24 Prill 2020, 16:05
SHKODËR– Zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, tashmë i deleguar si prefekt në Shkodër për të përballuar situatën e koronavirusit ka marrë vend...
TIRANË– Nga e diela, Shqipëria nuk do të jetë më pjesë e shteteve që u ndalohet eksporti i pajisjeve mjekësore nga BE. Lajmin e ka bërë me dije ambas...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar videon ku disa qytetare dëgjohet të kërkojë pagën e lluftës dhe shprehet se nuk ka ...
TIRANË– Ish-deputetja Nora Malaj ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë në këto ditë të vështira pandemie. Në një status në rrjetet sociale, vetë Malaj...
TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije në një reagim në Facebook, se sot janë mbyllur tre marrëveshj...