Aktualitet

U vodh në Greqi dhe dërgonte klandestinë drejt Italisë, zbardhen detaje nga gomonia që u sekuestrua në Karaburun, lëvizje

24 Prill 2020, 16:04 Nga DOSJA
U vodh në Greqi dhe dërgonte klandestinë drejt Italisë,

VLORËDosja.al ka zbardhur detaje të reja nga gomonia 9 metra e gjatë që u sekuestrua so të Karaburun të Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues rezulton të jetë vjedhur në Greqi, ku pronarët e kanë denoncuar humbjen e tij në autoritetet policore dhe të jetë përdorur disa herë për të dërguar emigrantë të jashtëligjshëm drejt Italisë.

Madje vetëm një ditë më parë, mësohet të jenë dërguar 33 emigrantë drejt Italisë, me anë të kësaj gomoneje, me dy motorë.

Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Gomonia u sekuestrua ditën e sotme gjatë një operacioni të zhvilluar në Karaburun dhe në pranga ranë Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi. Mjeti lundures u rimorkiua dhe u akostua në Triport, ku iu dorëzua Policisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karaburun sekuestrohet gomonia vlore karaburun sekuestrohet gomonia vlore

Sondazh

Poll