Aktualitet

“A Dvoran, Dvoran, koka jote pako me llokume”/ Artan Hoxha zbardh paktin Rama-Meta: ‘Kurban’ do bëhet kreu i KE

24 Prill 2020, 12:23 Nga DOSJA
“A Dvoran, Dvoran, koka jote pako me llokume”/ Artan Hoxha zbardh

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar sipas tij paktin mes Edi Ramës-Ilir Metës për Ardian Dvoranin, kreun e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku sipas tij ky i fundit do të bëhet ‘kurban’. Në një postim në Facebok, Hoxha shkruan se Rama dhe Meta kanë bërë kruqinë e radhës dhe “koka” e Dvoranit do të shërbejnë si “pako me llokume”, për t’u ëmbësuar.

“A Dvoran, Dvoran!!!! Kujtove se do ta hedhesh lumin pa lagur?!!! Harron ti, harrojme ne, po s’te harron Meta!!!! Te thashe qe te merkurren, ATA dy, atje larte, sapo bene krushqine e radhes, dhe si “pako me llokume” per tu embelsuar, do sherbente koka jote…“, shprehet gazetari në rrjetin socila Facebook.

Si nisi përplasja Meta-Dvorani?

Presidenti Ilir Meta prej muajsh tashmë është vënë kundër kreut të KED, Ardian Dvorani dhe e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës. Meta ka bërë dhe një kallëzim në SPAK për Dvoranin dhe ka kërkuar shkarkimin e tij, pasi thotë se ka bërë puç kushtetues. Po ashtu një ditë më parë i ka bërë një kërkesë KLGJ-së që të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit në Gjykatën e Lartë. Kështu nëse Dvorani largohet nga Gjykata e Lartë, ai largohet dhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani edi rama ilir meta ps shkarkon metën ardian dvorani edi rama ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll