Aktualitet

“Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën”, Veliaj zbulon telefonatën me Fato

24 Prill 2020, 11:56 Nga DOSJA
“Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë,

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka shembur sot një nga shkollat më të vjetra në Tiranë, në të cilën kanë mësuar dhe shumë figura të njohura. Në kuadër të projekit të ridnërtimit, shkolla “Sami Frashëri” do të ndërohet nga e para.

Gjatë operacionit të shembjes ka folur kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se kishte komentuar me Dash Shehin, me Metën dhe me Fatos Nanon. Ky i fundit gjatë telefonatës i kishte bërë dhenjë batute, duke i thënë se i kishte shembur shkollën.

Sot kam komunikuar duke filluar me dajën me Dash Shehin, me Presidentin Meta, me ish kryeministrin Fatos Nanon i cili më dha batutën që nuk e prisja. Shoku Fatos është i njohur për batutë e humor. Mjafti më prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën. I premtova që do e ftojmë në inagurimin e shkollës së re”, u shpreh Veliaj për Top Channel.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj fatos nano telefonata e nanos me veliajn erion veliaj fatos nano telefonata e nanos me veliajn

Sondazh

Poll