Aktualitet

Gazetari Zinxhiria publikon FOTO-n: Ngjarja e rëndë ndodhi në Lesvos, një grek qëlloi me armë gjaku kundër 4 azilkërkues

24 Prill 2020, 12:40 Nga DOSJA
Gazetari Zinxhiria publikon FOTO-n: Ngjarja e rëndë ndodhi në

GREQI- Gazetari Shpëtim Zinxhiria në një reagim në mediat sociale, ka bërë publike një ngjarje të rëndë të ndodhur në Greqi. Ai shkruan se ngjarja ka ndodhur në ishullin Lesvo, ku një 55-vjeçar grek ka qëlluar me armë gjahu kundër 4 azilkërkuesve që strehohen në një kamp.

Ata kishin dalë nga kampi dhe po bënin një shëtitje, por mbi ta është qëlluar disa herë me armë gjahu dhe kanë marrë shumë dëmtime. Ata tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Fatkeqësisht, ndodhi dhe kjo…! Ngjarrja ka ndodhur mbrëmë në ishullin Lesvo, ku një 55-vjeçar grek është autori që qëlloi me armë gjahu kundër 4 azilkërkuesve (3 nga irani dhe 1 nga avganistani).  Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarrjes, duke I sekuestruar dhe armën.  Mësohet se kater refugjatët kishin dale për shëtitje ne një largësi 5 km larg kampit, ku dy vetura gjenden pranë tyre.

Kater refugjatët të trembur vrapojnë dhe u përpoqën të gjenin vend për tu fshehur, pas një kohë një ata fillojnë përsëri të ecin dhe makinat u kthyen kështu që ata vrapojnë.  Por…Ata dëgjuan një armë zjarri dhe u goditën nga arma e gjahut… por shumë shpejt të plagosurit, janë dërguar në spitalin në Mitilini  dhe po marrin mjekime.  Të plagosur mbeten një 30-vjeçar avgan që ka marrë plagë në trup dhe dhe 33-vjeçari iranian plagë në këmbë..  (në foto 30 vjeçari nga avganistani)”, shkruan Zinxhiria.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen 4 azilkerkues ne greqi shpëtim zinxhiria plagosen 4 azilkerkues ne greqi shpëtim zinxhiria

Sondazh

Poll