Aktualitet

Muzikë dhe duartrokitje/ Marsela Çibukaj koncert për ekipin mjekësor tek Infektivi, mjekët dalin e kërcejnë në ballkone

24 Prill 2020, 14:46 Nga DOSJA
Muzikë dhe duartrokitje/ Marsela Çibukaj koncert për ekipin

TIRANË– Këngëtarja Marsela Çibukaj ka vendosur që të surprizojë të gjithë epikin mjekësor në spitalin Infektiv, të cilët po përballen me pacientët e infektuar me koronavirus. Bashkë me partnerin e saj, Vitmar Bashën, kanë mbajtur një minis-koncert poshtë ballkoneve të spitalit.

Sapo kanë dëgjuar ritmet e muzikës dhe këngëve më të njohura shqiptare, mjekë dhe infemierë kanë dalë në dritaret dhe në ballkonet e spitalit për të kërcyer e për të shijuar koncertin.

“Këngët e dashurisë këndohen për njerëzit e zemrës. Erdhëm t’iu bënim një serenatë të vogël për të gjithë ju, nga zemra,”-iu tha këngëtarja Marsela Çibukaj të gjithë personelit mjekësor.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.  Në total numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 678, ndërkohë 394 qytetarë janë  shëruar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi marsela cibukaj spitali infektiv koronavirusi ne shqiperi marsela cibukaj spitali infektiv

Sondazh

Poll