Aktualitet

Koronavirusi shfaqet dhe në Gjirokastër, shënohet rasti i parë. I infektuar është një emigrant i ardhur nga Greqia

24 Prill 2020, 12:21 Nga DOSJA
Koronavirusi shfaqet dhe në Gjirokastër, shënohet rasti i

GJIROKASTËR- Qarku i Gjirokastrës nuk ishte prekur nga COVID-19, por duket se sot edhe kjo pjesë e Shqipërisë është bashkuar me pjesën tjetër, ku rastet e infektimit janë të shumta.

Sipas informacioneve mësohet se sot është shënuar dhe rasti i parë me me koronavirus në qytetin e Permetit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se bëhet fjalë për një emigrantë i cili prej ditësh ndodhej në një nga hotelet e zonës i izoluar.

Ai kishte ardhur 5 ditë më parë nga Greqia dhe menjëherë ishte izoluar. Deri tani gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para.

Mësohet se personi i infektuar është karantinuar së bashku me 26 emigrantë të tjerë në një hotel në Grykën e Këlcyrës. Po ashtu shtohet se ai së bashku me 20 emigrantë ka udhëtuar në një furgon nga Kakavija në Gjirokastër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne gjirokaster masat kunder covid 19 koronavirusi ne gjirokaster masat kunder covid 19

Sondazh

Poll