Aktualitet

Akuzohet se abuzoi me adoleshenten, Gjykata lë në burg 72-vjeçarin në Sarandë

24 Prill 2020, 11:32 Nga DOSJA
Akuzohet se abuzoi me adoleshenten, Gjykata lë në burg

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 72-vjeçarin, Barjam Tusha. I moshuari akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur në këtë qytet.

Ai u arrestua në 21 prill, dhe sot ka dalë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë. Ka qenë Prokuroria që ka kërkuar burg pa afat për të moshuarin dhe kjo kërkkesë është pranuar dhe nga Gjykata.

Në gjykatë është publikuar dhe një përgjim ambiental, ku Tusha i ka kërkuar vajzës të ndryshojë denoncimin dhe të tërheqë padinë. Pas këtyre provave dhe dëshimisë së vetë 17-vjeçares, Gjykata vendosi të lë në burg të moshuarin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me te miturat barjam tusha gjykata saranda abuzimi me te miturat barjam tusha gjykata saranda

Sondazh

Poll