Politike

Nis rindërtimi i shkollave/ Rama: Të kenë infrastrukturë për mësim online. Ahmetaj: Në 1 nëntor përfundojnë 40 prej ty

24 Prill 2020, 09:15 Nga DOSJA
Nis rindërtimi i shkollave/ Rama: Të kenë infrastrukturë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një njoftim në mediat sociale bën me dije se sot ka nisur procesi i rindërtimit të shkollave, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë shton se shkollat do të ndërtohen nga themeli dhe me strandardet më të mira Evropiane.

Rama zhvilloi një takim me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, drejtorin e Fondit Monetar të Zhvillimit dhe në një video-konferencë Ministren e Kulturës, Elva Margariti, të cilët kanë prezantuar planin. 

Në fjalën e tij Kryeministri i ka kërkuar ministrave që  që shkollat të pajisen me opsione për video-konferencë, pasi deri kur COVID-19 të zhduket me daljen e vaksinës do të duhet shumë kohë.

“Është një situatë që nuk do mbarojë shpejt, por gjithë procesi i hapjes do të jetë një proces adaptimi i distancimit social dhe i një metode tjetër të organizimit të punës dhe mësimit. Duhet të fusim elementin e kapacitetit digjital, për të pasur një kombinim mes mësimit në klasë dhe atij online, që deri kur kjo mortje të ketë marrë fund me vaksinën të kemi turne të javës me një pjesë që vjen në klasë dhe një pjesë që qëndron në shtëpi. Këtë që po bëjmë ne sot, ashtu duhet të përgatisim edhe shkollat”, tha Rama.

Ndërkohë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se deri në 1 nëntor do të kemi 40 shkolla të reja në kaudër të këtij procesi. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama programi i rindërtimit rindertimi i shkollave arben ahmetaj edi rama programi i rindërtimit rindertimi i shkollave

Sondazh

Poll