Bota

“Nuk jemi dele.” Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë, protesta n’ballkon për qeveri legjitime në Kosovë

24 Prill 2020, 09:14 Nga DOSJA
“Nuk jemi dele.” Zhurma e tenxhereve le të jetë

KOSOVË– Në mes të situatës së krijuar nga koronavirusi në Kosovë ka pasur edhe mjaft tensione sa i përket politikës  në vend që pas shkarkimit nga detyra, të kryeministrit Albin Kurti.

Ndërkohë që banorët duan një zgjidhje dhe kërkojnë siguri për  jetën e tyre nga ky virus vdekjeprurës, politikanët  në vend nuk janë të përqëndruar në këtë këtë çëshjte me kaq shumë rëndësi.

Për këtë shkak grupi i aktivistëve ‘Replikë’ ka paralajmëruar për një protestë të veçantë, kundër zhvillimeve politike në Kosovë. Nuk do të jetë një protestë normale  duke u mbledhur në turma e duke  mbushur rrugët e qytetit  por një protestë nga izolimi, si shkak i gjendjes së Covid-19.

Qytetarët kanë njoftuar se protesta do të zhvillohet ditën e sotme nga ballkonet, prandaj  edhe ka marrë cilësimin “N’ballkon”. Ku nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ky grup bën me dije se protesta do të zhvillohet  nga ora 20:00 deri në ora 20:10.

Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarët e Kosovës më 24 prill 2020 në ora 20:00 përmes zhurmës me tenxhere do të kërkojmë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë COVID-19. Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për vazhdim të punës të qeverisë në detyrë deri në përfundimin e pandemisë dhe pastaj shpalljes së zgjedhjeve.

Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për qeveri legjitime dhe respektim të vullnetit të votuesve. Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e jona kundër një kryeministri i cili nuk ka qenë kandidat për kryeministër gjatë zgjedhjeve, kështu duke mos u respektuar vullneti qytetar. Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e jona për fokusin e politkanëve gjatë kësaj kohe në lojëra politike e jo në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm nga COVID-19. Zhurma nga ballkonet le të jetë përgjigje e qytetarëve të Kosovës që #NukJemiDele Nga ora 20:00 deri në ora 20:10 po bëjmë zhurmë me mjete metalike jo të rrezikshme nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive dhe banesave tona.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll