Politike

‘Koronavirusi’/ Rudina Hajdari sërish kritike ndaj opozitës: Dobët, po mundohem të mbush vakumin. Me Bashën s&#

23 Prill 2020, 17:54 Nga DOSJA
‘Koronavirusi’/ Rudina Hajdari sërish kritike ndaj

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka folur lidhurpër aksionin e opozitës në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në një lidhje live me “Report TV”, Hadari tha se opozita është në nivele të dobëta dhe nuk po shfrytëzon hapësirën që ka.

Ajo shtoi se hapësirën e lënë bosh nga opozita e vendit, po përpiqet që ta mbushë ajo, megjithatë ka sqaruar gjithashtu se nuk ka pasur asnjë kontakt me kryedemokratin Lulzim Basha. 

“Absolutisht fare, nuk kam pasur asnjë kontakt unë u qëndroj atyre gjërave që kam thënë, ata gjatë gjithë kohës nuk e përjashtoj Bashën që kanë një dashuri mes tyre dhe mënyra që bëjnë politikë dhe nuk e kanë dashurinë ndaj atyre që përfaqësojnë. Qëndrimet e tyre ndryshojnë kaq shpesh, opozita sot është në nivelet më të dobëta, kur ka hapësirë për të bërë opozitë të fortë, unë po mundohem të mbush këtë vakum. Përfaqësimi im është për ata që nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar nga kjo qeveri. Nëse ka njerëz që më përkrahin uroj të mos i kem zhgënjyer,”-tha Hajdari. 

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari nuk pranoi që të digjte mandatin e saj një vitë më parë në kuadër të aksionit opozitar. Madje ajo ka shprehur hapur edhe kritikat që ka pasur për Bashën dhe mënyrën sesi ai ka drejtuar Partinë Demokratike. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha rudina hajdari koronavirusi ne shqiperi lulzim basha rudina hajdari

Sondazh

Poll