Art&Argëtim

‘Hiqi getat dhe këpucët se janë pa lidhje’, Rudina Magjistari i ka treguar arsyen pse i ka veshur

26 Mars 2019, 08:02 Nga DOSJA
‘Hiqi getat dhe këpucët se janë pa lidhje’, Rudina

Moderatorja, Rudina Magjistari cila drejton prej vitesh emisionin e pasdites në Klan Tv, gjithmonë kurohet në detaj dhe ka fituar simpatinë e publikut me veshjet e saj të rregullta dhe pa dekolte.

Ditën e djeshme ajo ka qenë e veshur në emision me një fustan nën gju, në ngjyrë limoni me një palë taka të zeza. Ajo që na bëri përshtypje ishte një koment i ndjekëses së saj e cila e kritikonte për getat dhe këpucët, moderatoren.

“Hiqi getat dhe këpucët të lutem. Nuk përputhen fare as me fustanin as me ty”,-i shkruan fansja bashkëngjitur me foton që ka publikuar moderatorja.

Mirëpo Rudina i ka replikuar në një koment duke shpjeguar se paska arsye shëndetësore që e kanë detyruar t’i veshë ato.

“E dashur, mos kujto se unë e një department i tërë, që kuron veshjet e mia, nuk e dinë këtë. Shëndeti është i pari, pastaj veshja”,-i është përgjigjur Rudina Magjistari ndjekëses së saj.

Me sa duket moderatorja paska shqetësime shëndetësore dhe e gjithë veshja ka qenë sa më praktike, në dobi të fizikut të saj.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz koment negativ moderatore rudina magjistari veshje koment negativ moderatore rudina magjistari veshje

Sondazh

Poll