Art&Argëtim

Rudina Dembacaj: Si më bëri për ‘një lek’ Vera Grabocka

26 Mars 2019, 06:24 Nga DOSJA
Rudina Dembacaj: Si më bëri për ‘një lek’ Vera

Tiranë- Aktorja  dhe moderatoja Rudina Dembacaj, në “Kurthin e Piter Pan” ka treguar një kritikë që i ka bërë regjisorja, Vera Grabocka. 

Dembacaj ka treguar se Grabocka e ka bërë ‘për një lek’  teksa e ka kritikuar për një rrip të trashë që kishtë vendosur aktorja.

“Vera mua më ka dhënë shumë këshilla, një nga më të vlefshmet ishte që të lija cigaren dhe unë e lashë. Përveç vullnetit tim, unë shkova te provat e “Dance With Me”. Shkova, më pa Vera dhe më bëri për një lek, pastaj më tha, shumë i bukur ai rripi që ke vënë në mes, po hollo belin dhe unë atë bëra.”, u shpreh ajo.

Moderatorja tregoi gjithashtu edhe këshillën e Verës për të nxjerrë në pah fytyrën e saj dhe për të mos e fshehur mes flokëve.

“Një herë tjetër më tha, ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë dhe unë vajta në shpi dhe mora briskun e burrit dhe rruajta flokët!”, tha Dembacaj. 

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kritika e vera grabockës rudina dembacaj kritika e vera grabockës rudina dembacaj

Sondazh

Poll