Art&Argëtim

22 thika në zemër/ Ia vranë të dashurin para syve, 18-vjeçarja: Më përndjekin imazhet e asaj dite

25 Mars 2019, 20:27 Nga DOSJA
22 thika në zemër/ Ia vranë të dashurin para syve,

BRITANI E MADHE- Një adoleshente ka mbetur e shkatërruar pasi ka parë partnerin e saj që të goditej mbi 20 herë me thikë nga dy persona.

Pasi u godit me thikë në zemër nga agresorët, Azaan Kaleem u rrëzua në krahët e Shannon Martin duke e bërë edhe më të tmerrshme ngjarjen për të.

Dy 18 vjeçarët ishin pranë shtëpisë së Kaleem kur u sulmuan nga një bandë. Ata e goditën të riun me thikë dhe ai vdiq më vonë në spital në Londër.

“Unë ende kam imazhe të asaj që ndodhi në kokën time. Më përndjekin. Janë aq të gjalla dhe të tmerrshme sa atë ditë. Kam makthe dhe nuk mund të fle. Nuk kam kaluar një ditë pa qarë që kur vdiq Azann.”

Për ta bërë të renë që ta kalonte traumën, një prej emisioneve britanik e ka rikrijuar edhe njëherë skenën e krimit.

Lidhur me ngjarjen dy persona u dënuan. Ata janë: Harrison Searle, 18 vjeç, i cili u dënua me 16 vjet burg dhe Reece Bliss-McGrath, 20 vjeç, i cili u dënua me 11 vjet burg.

Marrë nga The Sun

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim azann kaleem shannon martin azann kaleem shannon martin

Sondazh

Poll