Art&Argëtim

Shkon të kontrollohet, doktoresha i zbulon Florit emrin e vajzës që ka në zemër (Video)

25 Mars 2019, 17:22 Nga DOSJA
Shkon të kontrollohet, doktoresha i zbulon Florit emrin e vajzës

Këngëtari shqiptar ka bërë një vizitë rutinë ku ka kontrolluar zemrën e tij. Gjatë vizitës, Flori Mumajesi ka bërë një video ku dëgjohen rrahjet e zemrës së tij dhe këtë gjë e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Krahas videos ylli i “Mi mori” shkruan se doktoresha i ka zbuluar vajzën që dashuron.

Më duket mua apo ka muzikë brenda?”– shkruan Flori krahas videos ku dëgjohen rrahjet e zemrës, dhe vijon më tej,- “Doktoresha nuk ma tregoi të plotë emrin që pa në zemër, por një shkronjë ma tha.”

Kujtojmë që Mumajesi është përfolur së fundmi se është në një lidhje me këngëtaren shqiptare Filloreta Raç, e njohur si Fifi, por dyshja i mohuan këto supozime duke deklaruar se janë shokë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë.

Flori më pas u përfol për një lidhje me Kejsi Tolën. Dyshja u panë të dilnin bashkë, por as kjo gjë nuk u konfirmua nga këngëtarët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fifi filloreta raci flori mumajesi lidhja e florit me fifin fifi filloreta raci flori mumajesi lidhja e florit me fifin

Sondazh

Poll