Art&Argëtim

‘E urreja shkollën’, këngëtari i famshëm habit me deklaratën: Është e mrekullueshme të jesh i çuditshëm(Vi

25 Mars 2019, 13:41 Nga DOSJA
‘E urreja shkollën’, këngëtari i famshëm habit

Ed Sheeran, sot këngëtari që ka bërë për vete katër çmimeve Grammy dhe ka arritur sukses në mbarë botën, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Dikur ai përballej me bullizëm për shkak të pamjes së tij dhe sjelljes në shkollë.

Gjatë një interviste me DJ Nihail dhe reperin Dave në lidhje me fushatën kundër racizmit, Love Music Hate Racism (Duaje Muzikën, Urreje Racizmin), Ed u shpreh se muzika ka ndikur që ai të fitojë vetëbesimin tek vetja.

“E urreja shkollën fillore me gjithë shpirt. Qaja çdo ditë. Isha kokëkuq, kisha syze të mëdha, më merrej goja, isha pak i çuditshëm. Por më vonë nisa t’i pëlqeja këto gjëra te vetja. Nuk kam pasur kurrë fat me vajzat pasi siç e thashë isha i çuditshëm. Mirëpo kur nisa të luaja muzikë, teksa më shihnin, iu dukesha interesant. Papritmas fillon dhe pamja jote tërheq vëmendjen. Sot, gjithmonë u them fëmijëve të tjerë se është fantastike të jesh ndryshe. Isha një fëmijë shumë, shumë i çuditshëm. Kisha një njollë nga lindja dhe u desh ta hiqja me lazer. Një ditë, doktorët harruan të më vendosnin anestezinë dhe mua nisi të më merrej goja. Nuk kishte gjë më të vështirë se të doje të shpreheshe dhe të mos mundje dot. Një ditë, im atë më bleu një album të Marshall Mathers [Eminem]. E dëgjova dhe i mësova të gjitha fjalët mbrapsht. Kjo gjë më ndihmoi me të folurën. Vlerësoje veten, të jesh ndryshe është fat.”– u shpreh ai.

‘Të jesh i çuditshëm është e mrekullueshme’, Ed Sheeran rrëfen për vuajtjet e fëmijërisë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ed sheeran femijeria e veshtire ed sheeran femijeria e veshtire

Sondazh

Poll