Bota

26 raste të reja gjatë orëve të fundit, shkon në 630 numri i të prekurve në Kosovë, janë shënuar 18 viktima

23 Prill 2020, 06:48 Nga DOSJA
26 raste të reja gjatë orëve të fundit, shkon në 630

Kosovë– Numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga dita në ditë në Kosovë.  Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë njoftuar se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 edhe 26 raste të reja, duke e çuar kështu në 630 numrin total të të prekurve. Ndërkohë, deri më tani janë shënuar 18 viktima dhe 138 persona kanë fituar betejën me COVID-19.

 

“Rastet e reja të diagnostikuara pozitive me koronavirus janë raste kontakti, nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat Komuna e Kamenicës prin me numrin më të madh të të diagnostikuarve pozitivë me COVID-19. Së fundmi janë kryer 172 teste për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend deri më tani është 5.372. Në këtë institut përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.949 kontakte të rasteve.”, thuhet në njoftim.

Përsa u përket viktimave, autoritetet shëndetësore theksojnë se ata kanë qenë persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll