Bota

COVID-19/ 184,263 viktima në të gjithë botën, mbi 800 mijë persona të infektuar në SHBA (SHIFRAT)

23 Prill 2020, 06:18 Nga DOSJA
COVID-19/ 184,263 viktima në të gjithë botën, mbi 800

186,933 viktima, 2,672,458 të infektuar dhe 731,831 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është Amerika. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë humbur jetën 48,300 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 852.717 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632.

Virusi po “bën kërdinë” në Europë. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,549 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157  qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima. Edhe në Belgjikë po rritet nga dita në ditë numri i viktimave. Aktulisht në këtë shtet janë të infektuar 42.797 persona dhe kanë humbur jetën 6,490 qytetarë.

Edhe në Ballkan virusi është përhapur gjerësisht. Numri i të infektarve rritet çdo ditë në Kosovë, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Në vendin tonë janë aktualisht të infektuar 663 persona dhe janë shënuar 27 viktima.

Burimi:worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll