“Po na shkatërroni punën”, fasoneria në Krujë kërcënoi Bashkinë dhe spitalet, “Endi sh.p.k”, nuk donte të dihej
22 Prill 2020, 20:06Nga DOSJA
KRUJË– Kruja është kthyer në një nga ‘vatrat’ e nxehta të infeksionit me Covid-19, pas rasteve të publikuara, të cilat kanë dalë nga fasoneritë që ende qëndrojnë të hapura. Shumica e 58 rasteve të konfirmura në Krujë janë punonjës fasonerish, por një prej fasonëve është kthyer në një proble, pasi ka kërkuar që të mos publikohen të dhëna dhe madje nuk ka lejuar që punonjësit të bëjnë testet.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fasoni “Endi shpk”, është kthyer në një problem të madh, pasi ka dërguar letra kërcënues kundrejt spitaleve dhe bashkisë, duke kërkuar që të mos përhapen informacione për të infektuarit në Krujë dhe në ambientin e tyre, pasi pretednojnë se po u shkatërrohet puna.
Mësohet se kjo fasoneri është mbyllur me polici, pasi vetë pronari nuk ka pranuar ta mbyllë, dhe se shumë punonjës refuzojnë të bëjnë tamponin.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, administratori i këtij fasoni, Jetnor Shima është shprehur se e ka bërë testin tek një spital privat, dhe ka rezultuar negativ.
Drejtori Shima u përplas edhe me Racakollin, në një lidhje me Skype në “Open”, ku është shprehur se nuk u njoftua nga Bashkia për mbylljen dhe se fasonerinë e kishin mbyllur vetë pas rastit të parë, ndërsa Rakacolli i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se ishte e pamundur që ata të mos kishin asnjë njoftim pasi emrin e fasonerisë e dinte e gjithë vendit.
Nga ana tjetër, gazetari Ahmet Zani përcjell edhe këshillat e infeksionistes Mimoza Tali.
“Kruja është një rast i rëndë. Këshillohet distancim social, larja e duarve dhe mbajtja e higjienës,“- shprehet Tali.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KRUJË– Një prej punonjësve të fasonerisë në Krujë, e cila u kthye në një vatër infeksioni ka treguar kushtet e punës në të cilat punonin. Në një lidh...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është përplasur me drejtorin e fasonerisë në Krujë, e cila u kthye në vatër koronavirusi. Të dy t...
TIRANË– Drejtori i fasonerisë në Krujë, e cila është kthyer vatër për koronavirusin, Jetnor Shima është shprehur se është testuar dhe ka rezultuar negativ....
AMERIKË -Në mesin e rreth 820 mijë të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ishte edhe një shqiptar 28 vjeçar nga Nju Jorku. Majlind Aliju ...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” ka treguar se çfarë ka biseduar me të prekurit nga koronavirusi në fasonerinë e Krujës. H...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast dhunë në profilin e tij në Facebook. Me anë të një statusi teksa publikon edhe mesazhin e një q...
TIRANË– Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë me dije se ditën e sotme ka inspektuar 70 fasoneri në vend, ku disa prej tyre edhe janë ndëshkuar. Sipas...