Aktualitet

DËSHMIA/ Punëtorja e fasonerisë së Krujës tregon kushtet e punës: Na shpërndanin kur kishte kontroll, në banjo s’k

22 Prill 2020, 20:05 Nga DOSJA
DËSHMIA/ Punëtorja e fasonerisë së Krujës tregon

KRUJË– Një prej punonjësve të fasonerisë në Krujë, e cila u kthye në një vatër infeksioni ka treguar kushtet e punës në të cilat punonin. Në një lidhje me emisionin “Open”, ajo tregoi se shkonin në punë pasi pronari i kërcënonte se do t’u hiqte siguracionin.

Më tej, ajo tregoi edhe kushtet e punës në ambientin e fasonerisë, duke thënë se nuk kishin as sapunë në tualet për të larë duart. Ajo shtoi se para një javë disa gra ishin sëmurë, dhe se tani familjarët e saj kanë kollë e temperaturë, por ende nuk janë testuar për një infektim të mundshëm. 

Jemi hallexhinj, analizan e bëra sot, kemi shkuar në punë nga halli, na thonin do t’ju heqim siguracionin. Rastin e parë nuk e di por ka patur gra me temperaturë dy ditë, të hënën e të martën e javes së shkuar. Nga e mërkura s’vajtëm më në punë. Kur vinte kontrolli na shpërndanin, sa ikte kontrolli ktheheshim në punë. S’ka distancë në fasoneri. Ditët e fundit u dezinfektua ambienti. Donim të ndalonim punën. Na u bë presion. Kemi pushuar vetëm tri ditët që tha Edi Rama, pastaj në punë. Në të kundërt do iknim në punë. Më çuan fjalë shoqet që të vija në punë. Para një javë kishim të sëmurë disa gra. familjarët i kam me kollë e me temperaturë. Ne s’kishim sapunë në banjo. Ne jemi të vegjël, s’denoncojmë dot se të vegjëlit shtypen kollaj,”-tha ajo. 

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje fasoneria ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje

Sondazh

Poll