U kthyen në vatër koronavirusi, Rakacolli: Krujën dhe Kurbinin i kemi nën kontroll, edhe fasoneritë e tjera janë me rrezik
22 Prill 2020, 19:45Nga DOSJA
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se dy vatrat me koronavirus në Krujë dhe në Kurbin janë nën kontroll. Në fjalën e saj, Rakacolli foli edhe për fasoneritë e tjera në zonë, duke pranuar se ato janë një rrezik për përhapjen e pandemisë.
Megjithatë zv.ministrja nuk ka kërkuar mbylljen e tyre por vetëm që të merren masat e përcaktuara të sigurisë.
PJESË NGA EMISIONI:
Rakacolli: Kruja dhe Kurbini janë nën kontroll. Rastet kanë dalë falë një hetimi shumë të mirë. Hetimi ka vijuar me këmbëngulje nga epidemiologët. S’mund të thuash doli jashtë kontrollit.
Eni Vasili: Duhet të jenë hapur apo jo? Risku është fakt tashmë, problemi është se janë edhe 21 fasoneri të tjera.
Rakacolli: Po, janë me rrezik siç thatë ju. Por nëse respektohen masat e distancimit social, atëherë risku minimizohet. Hetimi është i përgjegjshëm. Do tregojë përhapjen dhe gjithçka. Punonjësit kanë edhe një jetë tjetër private. Do tregojë rol edhe puna, sa përgjegjëse ka qenë moszbatimi i punës do e tregojë hetimi. Fasoneritë e mbyllura aty ka patur në mos të infektuar, kontakte.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtori i fasonerisë në Krujë, e cila është kthyer vatër për koronavirusin, Jetnor Shima është shprehur se është testuar dhe ka rezultuar negativ....
AMERIKË -Në mesin e rreth 820 mijë të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ishte edhe një shqiptar 28 vjeçar nga Nju Jorku. Majlind Aliju ...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” ka treguar se çfarë ka biseduar me të prekurit nga koronavirusi në fasonerinë e Krujës. H...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast dhunë në profilin e tij në Facebook. Me anë të një statusi teksa publikon edhe mesazhin e një q...
TIRANË– Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë me dije se ditën e sotme ka inspektuar 70 fasoneri në vend, ku disa prej tyre edhe janë ndëshkuar. Sipas...
TIRANË– Agjencia e Shërbimeve Funerale, pranë Bashkisë Tiranë ka hapur së fundmi një tender për blerjen e 136 arkivolëve. Nisur nga situata e emergjencës s...
ITALI– Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pisa pasi nën autorizimin e shpërndarësit të kafesë në të vërtetë shpërndate kokainë. Ishin qentë e Poli...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend, duke treguar edhe gjendjen e pacientëve të rinj që shtrohen në spit...