Aktualitet

“E kam bërë tamponin tek privati”/ Drejtorit të fasonerisë në Krujë i shpëton goja, Eni Vasili e kap “mat”: Pse lejohet kjo?

Jetnor Shima u shpreh se ishte testuar në një klinikë private, por ky detaj nuk i ka shpërtuar moderatores Eni Vasili, e cila ka theksuar se një gjë e tillë është e ndaluar në vend. 
Featured image of article: “E kam bërë tamponin tek privati”/ Drejtorit të fasonerisë në Krujë i shpëton goja, Eni Vasili e kap “mat”: Pse lejohet kjo? Foto ilustruese

TIRANË– Drejtori i fasonerisë në Krujë, e cila është kthyer vatër për koronavirusin, Jetnor Shima është shprehur se është testuar dhe ka rezultuar negativ. 

Në një pronocim në emisionin “Open”, ai u tha se ishte testuar në një klinikë private, por ky detaj nuk i ka shpërtuar moderatores Eni Vasili, e cila ka theksuar se një gjë e tillë është e ndaluar në vend. 

“Unë kam dalë 100% negativ, e kam bërë tamponin në spital privat. Situata dihet. Rëndësi ka shëndrti i punonjesve tanë. Ne jemi mbyllur vetë, jo me urdhër nga MSH. Për të qenë të sigurtë. Ne nuk jemi vatër. S’kam informacion zyrtar për numrin e të testuarve,”-tha ai.

Ndërsa pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë, duke e paralajmëruar se për këtë rast do të pyeste edhe zv.ministren e Shëndetësisë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju thoni që keni bërë tamponin në privat. Lejohet kjo gjë? Për këtë do pyesim edhe zv.ministren Mira Rakacolli,”-tha Vasili. 

Sipas një urdhëri të lëshuar nga Ministrja e Shëndetësisë, ISHP është i vetmi institucion ku mund të bëhet testimi për koronavirusit. Të gjithë klinikat e tjera private janë paralajmëruar për pasojë nëse kryejnë teste të tilla.

(f.g./dosja.al)

Shto Koment