Politike

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal: Ishin të nevojshme, burg kush përhap me qëllim virusin

22 Prill 2020, 10:21 Nga DOSJA
Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal: Ishin të nevojshme, burg kush

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka njoftuar sot se ai ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, të miratuar një javë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ai i ka mbështetur ndryshimet në Kodin Penal, pasi qeveria ka reflektuar dhe ka bërë ndryshime nga drafti i propozuar në fillim.

Kreu i Shtetit u shpreh se ndryshimet ishin të detyrueshme, pasi kishte boshllëk ligjor. Ai po ashtu tha se qeveria ka marrë parasysh të gjitha propozimet e bëra nga Presidenti, Avokati i Popullit dhe shoqëria civile.

Ju përgjigja kërkesës së Kuvendit për ndryshimet në Kodin Penal. Nisur nga zhvillimet, nga gjendja e fatkeqësisë, por mbi të gjitha për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal, sa I takon veprimve që kryhen me dashje, PResidenti vlerëson se inciativa e Kuvendit dhe qeverisë, që mbrojtja e shëndetit të gaerantohet edhe nga norma penale, duhet mbështetur. Presidenti konstaton se mes draftit të prezantuar fillimisht nga deputetët dhe përmbajtjes finale ka shumë ndryshime thelbësore positive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të shoqërisë civile, avokatit të popullit, Presidentit”, tha Meta.

Presidenti më tej u shpreh se tashmë ndryshimet në Kodin Penal janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetututën dhe ruhet parimi i propocionalitetit. Më tej në koferencën për mediat,  Kreu i Shtetit komentoi dhe masat e marra nga qeveria dhe kërkoi më shumë konsensus dhe transprencë. Ai foli për infektimet në fasoneri, në Krujë e Kurbin dhe bëri thirrje për zbatimin e masave të marra. Por refuzoi të jepte një koment për amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria dhe tha se ende nuk ka një dokument mbi të cilin mund të flasë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta masat kunder covid 19 meta 22 prill 2020 ndryshimet ne kodin penal ilir meta masat kunder covid 19 meta 22 prill 2020 ndryshimet ne kodin penal

Sondazh

Poll