Art&Argëtim

Gjithmonë armike me njëra-tjetrën, Covid-19 bën bashkë Dua Lipën dhe Rita Orën: Krenare që ishim në gjendje të bëhesh

22 Prill 2020, 09:00 Nga DOSJA
Gjithmonë armike me njëra-tjetrën, Covid-19 bën bashkë

BRITANI– Ata janë dy nga këngëtaret shqiptare më të njohura ndërkombëtarisht, por marrëdhëniet me njëra-tjetrën i kanë pasur gjithnjë të ftohta. Dua Lipa dhe Rita Ora kësaj radhe janë pjesë e një projekti të përbashkët.

Ata do të jenë pjesë e nismës “Foo Fighters’ Times Like These”, i cili do të transmetohet në fundjavë, dhe të ardhurat e këtij projekti të realizuar nga BBC do të shkojnë në ndihmë të OBSH-së.

Artistët pjesë e këtij projekti përfshijnë emra të njohur të muzikës siç janë: 5 Seconds of Summer, AJ Tracey, Anne-Marie, Bastille, Biffy, Clyro, Celeste, Chris Martin nga Coldplay, Dermot Kennedy, Dua Lipa, Ellie Goulding, Grace Carter, Hailee Steinfeld, Jess Glynne, Mabel, Paloma Faith, Rag’n’Bone Man, Rita Ora, Royal Blood, Sam Fender, Sean Paul, Sigrid, Yungblud etj.

“Jam kaq krenare që ishim në gjendje të bëheshim bashkë për të realizuar këtë këngë dhe mezi po pres ta dëgjojnë të gjithë,”– është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ky projekt do të regjistrohet dhe filmohet nga artistët në shtëpitë e tyre.

Burimi: BBC

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa dhe rita ora këngëtaret me origjinë shqiptare rita ora dua lipa dua lipa dhe rita ora këngëtaret me origjinë shqiptare rita ora

Sondazh

Poll