Art&Argëtim

“Sillni ndonjë mjek në Spanjë se…”, Olta Gixhari thirrje qeverisë shqiptare: Këtej se kanë harruar histo

22 Prill 2020, 08:37 Nga DOSJA
“Sillni ndonjë mjek në Spanjë se…”, Olta

TIRANË– Aktorja Olta Gixhari, në një lidhje direkte me A2 Neës, ka folur dhe për gjestin prekës të qeverisë shqiptare, që dërgoi 30 mjekë në ndihmë të shtetit fqinj, Italisë, pas pandemisë së koronavirusit.

Disa javë më parë, kryeministri i Shqipërisë dërgoi 30 mjekë dhe infermierë drejt Bergamos, në ndihmë të luftës kundër Covid-19.

Por, Gixhari ka sugjeruar qeverinë që të dërgojë mjekë edhe në Spanjë, pasi duhet të kenë marrëdhënie të mira edhe me këtë shtet, i cili ka plot 47 milion banorë. Madje shumë shqiptarë jetojnë atje, nuk ngurojnë të ngacmojnë tek kjo pjesë.

Shqipëria kishte bërë një gjest shumë prekës, kishte çuar doktorë dhe infermierë në Itali. Megjithatë unë do të thoja që këtu nuk na e kanë harruar akoma historinë e Mihalit dhe hypjes tek xhami për një pjatë pilaf. Nuk na e kanë harruar se më ka ndodhur mua, kur më kanë para nga Shqipëria më kanë thënë mua: Po për një pjatë pilaf? Kshu që do i bëja thirrje qeverisë të sjellin ndonjë mjek edhe këtej.Duhet të kemi marrëdhënie të mirë dhe me Spanjën ëë, se në fund të ditës janë 47 milion banorë, e kupton, janë shumë”,- është shprehur Olta Gixhari.

Prej disa javësh, aktorja Olta Gixhari ndodhet në karantinë në Spanjë përkrah partnerit të saj.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 30 mjeket shqiptare ne itali aktorja olta gixhari kryeministri edi rama olta gixhari qeveria shqiptare spanja 30 mjeket shqiptare ne itali aktorja olta gixhari kryeministri edi rama olta gixhari qeveria shqiptare spanja

Sondazh

Poll