Art&Argëtim

FOTOT/ “Më tradhtoi me 30 gra, në sy të fëmijës”, si ju shkatërrua jeta 23-vjeçares: Ai me dashnoren në shtr

22 Prill 2020, 07:17 Nga DOSJA
FOTOT/ “Më tradhtoi me 30 gra, në sy të

BRITANI- Një grua ka zbuluar se si i dashuri i saj e kishte tradhtuar atë me 30 gra, madje duke pasur në shtëpi dhe fëmijën e tij.

Coral Gibb, 23 vjeç, nga Loëestoft, Suffolk, tha se ish i dashuri i saj Steve Lee, 34 vjeç, i’shkatërroi ditën më të lumtur të jetës së saj’ . Ndërsa ajo ishte në pritje të fëmijës të vajzës së dytë zbuloi se partneri e kishte tradhtuar sa herë që shkonte për në punë.

Ajo ka rrëfyer që e ka zbuluar tradhtinë në një moment shumë delikat në jetën e saj. Teksa i kishin ardhur dhimbjet e lindjes dhe kishte vrapuar për në shtëpi për të marrë gjërat e nevojshme, Steve ishte bërë si i çmendur dhe i kishte kërkuar të largohej menjëherë.

E vetme, me kontraktime dhe rrugës për në spital, Coral ka zbuluar se ai kishte një grua tjetër në shtratin e tyre.

Pasi lindi në 4 qershor 2016, Coral e pyeti të dashurin e saj dhe ai pranoi të vërtetën. Steve e kishte tradhtuar jo me 1 por me 30 gra.

Coral arriti të merrte telefonin e tij fshehurazi, duke lexuar të gjitha mesazhet që kishte shkëmbyer me dashnoret.

“Ai po më mashtronte ndërsa isha në punë, kështu që çfarë tjetër do të bënte? Ishte e pafalshme dhe unë mora vendimin e duhur, sepse më vonë ai pranoi se kishti fjetur me 30 femra, ndërsa ne ishim bashkë,”– u shpreh Coral.

Më pas ajo ka shpjeguar se si Steve i kërkonte falje vazhdimisht dhe këmbëngulte për t’u kthyer përsëri bashkë, por ajo e refuzoi në të gjitha rastet: “Ai është një baba perfekt por është një i dashur i tmerrshëm. Nuk dua ta ndaj burrin tim me një grua tjetër, dhe për më tepër me 30 prej tyre.”

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim carol gibb e tradhtoi me 30 gra steve leee tradhtia carol gibb e tradhtoi me 30 gra steve leee tradhtia

Sondazh

Poll