Art&Argëtim

La Los Angelosin për Shqipërinë, Angjelina Hadërgjonaj tregon ç’bën në karantinë: E kam marrë seriozisht se m’u inf

21 Prill 2020, 19:43 Nga DOSJA
La Los Angelosin për Shqipërinë, Angjelina Hadërgjonaj

TIRANË– Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj, e cila prej shumë kohësh jeton në SHBA, ka vendosur që periudhën e izolimit për shkak të Covid-19, ta kalojë afër familjes së saj, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë.

Në një intervistë për ‘Prive’ ajo ka thënë se e pa të arsyeshme të linte Los Angeles pasi ndihej më mirë pranë familjes së saj gjatë kësaj ‘lufte’. Ndërkohë ajo ka treguar se e shtyn kohën mjaft mirë brenda në shtëpi pasi shikon tv, merret me rrjetet sociale dhe lexon libra.

“Ndodhem në Tiranë në karantinë medova t’i kalojë këto ditë pranë familjes time. Përditshmëria ka ndryshuar, zgjohem vonë kalojë kohën në tv, telefon dhe lexojë libra.”- ka thënë këngëtarja.

E pyetur se nëse gjatë kësaj kohe ka zbuluar pasione të reja ajo është shprehur se ruan akoma të vjetrat.

Nuk kam zbuluar pasion të ri, i kam qëndruar atyre të vjetrave, merrem me gatimin, jam bërë kuzhiniere,”- ka thënë  më tej Angjelina

Po ashtu këngëtarja në lidhje me profesionin e saj ka thënë se disa projekte i ka lënë për gjysmë për shkak të Covid-19 dhe disa të tjera i ka gati dhe të gjitha do të dalin pasi të mbarojë kjo periudhë. Ndërkohë përsa i përket Covid-19 ajo ka thënë se në fillim nuk kishte frikë por e mori seriozisht pasi disa njerëz të dashur u infektuan më sëmundjen vdekjeprurëse.

”E kam paralajmëruar rikthimin tim pak kohë më parë. Ka shumë vite që punojë në Los Angles dhe kam zhvilluar shumë projekte me njerëzit më të famshëm në studiot më të mira të vendit, më kanë mbetur disa projekte për gjysmë dhe kjo ishte arsyeja se pse u ktheva në Los Angeles po fatkeqësisht u përhap virusi dhe erdha ktu. Kam çdo gjë gati dhe pas covid 19 besoj që do t’i dalin të të gjitha projeket. Ju lutem qëndroni në shtëpi pasi edhe unë isha si 1% e shqiptarëve që mendoja se ishte vetëm një grip po pasi disa njërëz të dashur të mi janë prekur kuptova se është diçka serioze,”- ka përfunduar këngëtarja.


(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz angjelina hadergjonaj koronavirusi ne shqiperi angjelina hadergjonaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll