Aktualitet

Turizëm në kohë koronavirusi, Pipero jep alternativën: Ndoshta do lëvizim me pasaportë shëndeti

21 Prill 2020, 21:33 Nga DOSJA
Turizëm në kohë koronavirusi, Pipero jep alternativën:

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me mënyrën se si mund të organizohen pushimet verorë në vend, duke marrë parasysh edhe situatën e koronavirusit në vend.

I ftuar në emisonin “Repolitix”, Pipero tha se ndoshta do të lindë edhe nevoja e një pasaporte shëndetësore për të mundur më pas për të qarkulluar për turizëm në vend. 

“Jam optimist se do të jemi të lirshëm për të shijuar pushimet, nuk e di sa do hapen kufijtë pasi kjo nuk varet vetëm nga ne, por turizmi vendas do të jetë maksimalisht i angazhuar duke ruajtur disa norma të rëndësishme të shmangies apo kujdesit për të mos lejuar përhapjen e virusit. Ndoshta mund të lind nevoja e një pasaporte shëndetësore, por kam bindjen se plazhet tona ne do i shijojmë këtë vit duke pasur pak më shumë kujdes“, tha Pipero.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll