Sport

Tinëzari COVID-19 ka një armik të ri! Quhet “Camp Nou” me emrin e një kompanie

21 Prill 2020, 21:32 Nga DOSJA
Tinëzari COVID-19 ka një armik të ri! Quhet “Camp

Stadiumi fantastik i Barcelonës, “Camp Nou”, do të ndryshojë emër në sezonin 2020-21. Drejtuesit e klubit kanë njoftuar se do t’i vendosin një emër komercial, por jo për fitime.

Katalanasit duan që të ndihmojnë në luftën ndaj COVID-19 dhe të ardhurat që do të vijnë nga shitja e emrit do të shkojnë për një fushatë të tillë. Barça ka dalë me një deklaratë për shtyp ku njofton se do të ndodhë diçka e tillë.

“Njoftojmë se Camp Nou do të ketë një emër tjetër për edicionin 2020-21. Do të hapim shpejt akandain dhe ata që duan të bëjnë ofertë mund të marrin emrin e stadiumit, Të ardhurat do të shkojnë për luftën kundër COVID-19 dhe fushatave të tilla të ngjashme”, – shkruhet në njoftim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona camp nou stadiumi barcelona camp nou stadiumi

Sondazh

Poll