Sport

Mourinho futbollist ishte hero, zbulohet historia kur i shpëtoi jetën një shoku

21 Prill 2020, 17:55 Nga DOSJA
Mourinho futbollist ishte hero, zbulohet historia kur i shpëtoi jetën

Jose Mourinho deri në moshën 24-vjeçare ka qenë futbollist, por ka hequr dorë shumë shpejt ëndrra për të mbretëruar në fushë, duke vendosur të vendoste hegjemoninë e tij jashtë saj.

Jo shumë larg. Diku pak metra larg vijës anësore, si trajner. Portugezi vitet e fundit si futbollist i kaloi te Comércio e Indústria. Në vitin 1986, ai ka bërë një gjest fantastik.

Makina e një shoku të tij shpërtheu në parkingun e qendrës stërvitore. Automjeti mori flakë dhe shoku i trajnerit të Tottenham-it rrezikonte jetën. Mourinho veproi shpejt dhe nxori shokun e tij jashtë makinës.

Fernando Lage, president i Comércio e Indústria në ato vite, e ka cilësuar si një gjest heroik veprimin e ish-lojtarit të tij, sot trajner në Premier League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollist mourinho tottenham futbollist mourinho tottenham

Sondazh

Poll