Sport

Neymar bën atë që nuk e priste askush vetëm për t’u rikthyer te Barcelona!

21 Prill 2020, 16:50 Nga DOSJA
Neymar bën atë që nuk e priste askush vetëm për

Kthimi i Neymar-it te Barcelona nuk ka qenë kurrë kaq afër. Gazeta katalanase “El Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi brazilian është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm që të kthehet në Katalonjë.

Duket se klubi dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje në vija të përgjitshme mbi rrogën. Braziliani, në fakt, duket se ka pranuar të kthehet te rroga e tij e vjetër prej 20 milionë eurosh në sezon plus bonuse. Në Paris fiton 50.

Ylli brazilian është gati ta bëjë këtë sakrificë të rrallë për t’u kthyer te blaugranat dhe kjo mund të zhbllokojë operacionin. Ai gjithashtu do të “ngrijë” gjyqin, ku i kërkon dëmshpërblim Barcelonës pas largimit të tij në 2013, për “pagesën e besnikërisë” prej 14 mln eurosh.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akordi barcelona neymar akordi barcelona neymar

Sondazh

Poll