Sport

Juventinë, po vjen Icardi! “Zonja e vjetër” largon një titullar për argjentinasin

21 Prill 2020, 19:45 Nga DOSJA
Juventinë, po vjen Icardi! “Zonja e vjetër” largon

Nëse Mauro Icardi largohet përfundimisht nga Interi, klub që ka kartonin e tij, atëherë janë të gjitha gjasat që ai të transferohet te Juventusi.

Drejtuesit bardhezi po ëndërrojnë një goditje të madhe në merkaton e verës. Sipas mediave italiane, objektivi kryesor është sulmuesi argjentinas, aktualisht lojtar i Paris Saint-Germain. Klubi parisien dëshiron ta blejë pas huazimit 1-sezonal ish-yllin e Interit, por ky i fundit nxitet më shumë nga Juventusi.

“Corriere dello Sport” raporton se “Zonja e vjetër” është gati të shesë boshnjakun Miralem Pjanic për të bindur PSG-në të heqë dorë nga argjentinasi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport icardi juventus merkato icardi juventus merkato

Sondazh

Poll