Sport

Materazzi flet për Botërorin 2006: E bëra në brekë kur u dëmtua Nesta

21 Prill 2020, 20:46 Nga DOSJA
Materazzi flet për Botërorin 2006: E bëra në brekë kur

Marco Materazzi gjithmonë e ka pranuar se nuk ka qenë niveli më i lartë në kohën e tij, krahasuar me legjenda si Cannavaro apo Nesta.

Ish-mbrojtësi i Interit në Botërorin 2006 në Gjermani ka marrë vendin e Alessandro Nestas, pasi ish-ylli i Milanit u dëmtua gjatë ndeshjes me Republikën e Çekisë. “Matrix” ka folur pikërisht për Nesta-n në një lidhje direkte në Instagram.

“Ka qenë më e lehtë të luaja me Cannavaro-n, e njihja dhe kemi qenë shokë skuadre tek Interi. Alessandro ishte klas i pastër, ishte pak e sikletshme të luaje me të. Kur u dëmtua gjatë Botërorit, e bëra në brekë. Nuk e dija nëse isha i gëzuar që do të luaja ose jo. Për më pas ia dola”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boteror materazzi nesta boteror materazzi nesta

Sondazh

Poll