Sport

Goditje për UEFA-n, koronavirusi mbyll përfundimisht edhe një tjetër ligë europiane

21 Prill 2020, 18:56 Nga DOSJA
Goditje për UEFA-n, koronavirusi mbyll përfundimisht edhe një

Belgjika nuk është i vetmi shtet që do të mbyllë futbollin deri në sezonin tjetër. Holanda bëhet vendi i dytë në Europë që konfirmon anulimin e edicionit aktual 2019-20.

Federata e Futbollit ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar, por ishte kryeministri i vendit Mark Rutte që foli në lidhje me diçka të tillë. “Masat e ndërmarra janë të rrepta, por ne nuk mund t’i shmangim ato”.

Numri një i qeverisë ka njoftuar se aktivitetet sportive do të jenë të mbyllura deri në shtatorin e ardhshëm. Ai nuk e konsideron si mundësi luajtjen e sfidave me dyer të mbyllura. Federata do të dalë shumë shpejt me komunikatë duke sqaruar se si do të jenë fatet e sezonit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll holanda coronavirus futboll holanda

Sondazh

Poll