Politike

60 mijë $ lobim në kompaninë ku është edhe Maduro? Basha: Balla e bën për të tërhequr vëmendjen, kontrata dihet dhe ë

21 Prill 2020, 21:02 Nga DOSJA
60 mijë $ lobim në kompaninë ku është edhe Maduro?

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e Taulant Ballës, i cili është shprehur se selia blu ka paguar në SHBA, 60 mijë dollarë për të nxjerrë keq Shqipërinë.

Në një postim, Basha shkruante se Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka rregjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet rregjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, në një lidhje me Skype në emisionin “Open”, Bsha tha se kontrata është publikuar nga vetë DASH, dhe se është transparente prej dy vitesh. Sipas kreut të PD-së, ky publikim nga Balla vjen vetyëm për të tërhequr vëmendjen nga denoncimi i tenderit sekret për kitet që ka bërë Opozita.

PD-ja është shumë transparente. Kontrata ekziston prej dy vitesh dhe është publikuar vetë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. E para e punës nuk bëhet fjalë për asgjë të re. Është kontratë për të marrë ndihmën e autoriteve amerikane për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Pse u kujtua sot Taulant Balla të nxjerr një deklaratë që publikohet nga vetë DASH? Pse sot? Apo se sot është denoncuar testi për kitet nga Opozita. e gjithë kjo gjë bëhet për të tërhequr vëmendjen nga denoncimet e Opozitës,”- tha Basha, ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi per 60 mije dollare lobim lulzim basha denoncimi per 60 mije dollare lobim lulzim basha

Sondazh

Poll