Politike

A udhëton dot drejt SHBA-ve? Lulzim Basha: E qarkullojnë sa herë ngelen ngushtë, më vjen keq që keni rënë në këtë niv

21 Prill 2020, 20:30 Nga DOSJA
A udhëton dot drejt SHBA-ve? Lulzim Basha: E qarkullojnë sa herë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se lajmi që ka qarkulluar se nuk udhëton dot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është i vërtetë.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Open”,  Basha u pyet nga gazetarja Eni Vasili, nëse kishtë ndonjë koment për të lajmin që ka qarkulluar nga mediat pranë maxhorancën, se Basha nuk udhëton dot drejt SHBA-ve.

Kryeopozitari tha se kjo është një gënjeshtër që mediat pranë Ramës e qarkullojnë sa herë që qeveria ndodhet ngushtë dhe se i vjen keq që kanë rënë në këtë nivel.

“E qarkullojnë sa herë janë ngushtë. mediave pranë maxhorancës u them që më vjen keq që keni rënë në këtë nivel, dhe se kjo është një gënjeshtër. Nuk ka asgjë të vërtetë. por, në vend që të merren me hallet e shqiptarëve dhe me kushtet e vështira, në të cilat ndodhen, merrem me Opozitën. Kjo gjë ndodh sa herë që qeveria nuk u jep dot përgjigje akuzave, por del e sulmon Opozitën,“- tha Basha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll