Basha: Tenderat sekretë, rast i pastër i abuzimit. Qeveria i bleu pajisjet e testimit me çmim katër më të lartë
21 Prill 2020, 20:52Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar sërish llogari nga qeveria në lidhje me denoncimin e bërë nga Opozita për tënderat sekretë. Në një lidhje me Skype në emisionin “Open”, Basha tha se qeveria ende nuk ka dhënë përgjigje se përse pajisjet e testimit që kanë blerë tani janë me katërfish çmimin. Sipas Bashës, ky është një abuzim me pushtetin.
“Ne duhet të shohim faktet dhe faktet janë që pajisjet e testimit që kanë blerë tani janë me katërfish çmimin. Këtu qartësisht është keqpërdorur pushteti. Është një rast i pastër i abuzimit me pushtetin. Ligji ia njeh këtë të drejtë qeverisë për të tjera kategori prokurimesh,“- tha ai.
Pjesë nga biseda
Pyetje: Zoti Basha i dispononi këto kontrata? Do t’i bëni publike këto kontrata si dokumente?
Lulzim Basha: Janë bërë publike faktet. Ato që kemi pasur i kemi bërë publike dhe natyrisht është detyrë edhe e medias të shkojë edhe më tej për të kërkuar transparencë. Megjithatë ajo që duhet t’u themi sot qytetarëve që na ndjekin, është që pyetja “pse i keni klasifikuar sekret këto tendera”, ka mbetur pa përgjigje. Pyetja se “pse i ke blerë katërfish nga çmimi i zhdoganimit”, ka mbetur pa përgjigje. Pyetja “pse i ke blerë dy apo trefish pajisjet mbrojtëse për mjekët”, ka mbetur pa përgjigje.
Pyetje: Rama është përgjigjur, qeveria ka thënë që nuk është e vërtetë. Ka folur ministria e Shëndetësisë me një deklaratë dhe Rama në një prononcim dhe kanë thënë që asgjë nga këto nuk është e vërtetë?
Lulzim Basha: Edhe njëherë, të thuash nuk është e vërtetë dhe të mos tregosh dokumente, do të thotë të vazhdosh të gënjesh, do të thotë të vazhdosh vjedhjen. Nuk njoh unë hajdut që të jetë kapur në vjedhje dhe të thotë “është e vërtetë”. Gjëja e parë që thonë, kur kapen duke vjedhur thonë që “nuk është e vërtetë”. Problemi më i madh është qeveria na tha para 4 javësh apo 6 javësh, kur ne e ngritëm çështjen e përgatitjes për pandeminë, që i kemi marrë të gjitha masat. Ja pra ku rezultoi se masat nuk ishin marrë. Qeveria fliste me gjuhë të ndryshme. Na thuhej se po të duhej bëheshin 2 mijë testime në ditë, pastaj dilte që kapacitetet tona testuese ishin 200 në ditë. Dilte që stoku i kiteve të testimit ishte edhe më i ulët. Pra prej fillimit kemi të bëjmë me monopolizim të të dhënave, me shtrembërim të të dhënave dhe në funksion të kësaj është dhe fakti që Shqipëria ka sot numrin më të ulët të testimeve, ndër më të ulëtat në Europë, qartësisht më të ulët se vendet fqinje. Nuk ka asnjë arsye tjetër që ne të jemi në nivel me testimet dy herë më pak se sa Maqedonia.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Opinion” dha lajmin se për këtë vit vështirë se do të ketë ceremoni martesore. Klosi...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se lajmi që ka qarkulluar se nuk udhëton dot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nu...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka plan konkret për hapjen e masave të vëna në kuadë...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se numri i testimeve në Shqipëri vijon të mbetet i ulët. Në një lidhje me Skype në emisioni...
TIRANË– Gazetari gjerman, Peter Tiede në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në “Krasta Show” ka bërë me dije se po punon për një artikull tjetër lidh...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e “Raporterëve Pa Kufij” lidhur me lirinë e mediave në Shqipëri.Me anë të një statusi në F...