Politike

“Po i mban njerëzit kot brenda”, Basha kërkon sërish testim masiv: Jemi të fundit në rajon, qeveria s’ka plan

21 Prill 2020, 20:00 Nga DOSJA
“Po i mban njerëzit kot brenda”, Basha kërkon sërish

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se numri i testimeve në Shqipëri vijon të mbetet i ulët. Në një lidhje me Skype në emisionin “Open”, Basha kërkoi sërish testim masiv dhe akuzoi qeverinë se nuk po e bën këtë gjë.

 “Karantinimi është një sakrificë e qytetarëve. Numri i testimeve është i ulët. Qeveria kërkon të fshehë numrin e të infektuarve pasi qeveria është pa plan. Kemi pesë javë që ka filluar virusi dhe me rritjen e testimeve është rritur edhe numri i të infektuarve. kjo tregon se ti kot po i mban njerëzit brenda.  Qeveria nuk ka një plan. Jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve në rajon,”– tha Basha ndër të tjera.

Opozita ka kërkuar që në fillimin e pandemisë shtimin e testimeve. Sipas Bashës, vetëm testimi masiv do të lokalizojë të infektuarit dhe do të ulë krizën ekonomike, ndërsa Rama nuk mendon kështu.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll