Politike

Pëgjimet e BILD/ Padia e Ramës, gazetari gjerman: U tërhoq! E mora vesh nga mediat shqiptare, u tregua i zgjuar se kisha regj

21 Prill 2020, 19:28 Nga DOSJA
Pëgjimet e BILD/ Padia e Ramës, gazetari gjerman: U tërhoq! E

TIRANË– Gazetari gjerman, Peter Tiede në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në “Krasta Show”, ka folur lidhur me padinë për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Tiede tha se ishte informuar nga mediat shqiptare për pushimin e padisë në Gjykatën e Frankfurtit.

Tiede tha se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për të mbrojtur veten në Gjykatës, duke pretenduar gjithashtu se Rama kishte bërë zgjedhjen e duhur për t’u tërhequr.

“Më paditi në Frankfurt po gjithashtu di që kjo padi nuk ekziston më. Nuk më ka ardhur asnjë informacion zyrtar. Ti mezi e prisje një përballje me kryeministrin? Po do të kisha dëshiruar për më të tepër që kishim dëshmitarë të rinj dhe regjistrime video. Informacionin e kam marrë nga mediat shqiptare. Nuk jam paditur unë personalisht por gazeta “BILD”. Unë duhet të gjej dëshmitarët. Rama ka marrë një vendim të mençur duke tërhequr padinë. Mesa duket ka mbetur edhe pak mençuri tek ai,“-tha gazetari gjerman.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild edi rama edi rama padit gazetarin gjerman peter tiede 16 pergjimet e bild edi rama edi rama padit gazetarin gjerman peter tiede

Sondazh

Poll